Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve të studentëve me efektivët e Policisë së Shtetit, ku të lënduar kanë mbetur edhe gazetarë, të cilët po raportojnë nga terreni për zhvillimet e fundit.

AGSH i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të ndalojë menjëherë sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve. Sipas raportimeve, gazetarja e Fax News, Fatime Halmusa, është dëmtuar fizikisht nga efektivët e policisë, ndërsa ekipi i A2 CNN është penguar forcërisht të raportojë nga protesta.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

AGSH bën me dije se problematika të ngjashme janë raportuar edhe nga mediat e tjera. Asociacioni kërkon që rasti të trajtohet me urgjencë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria.

Reagim paraprak

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

Lexo po ashtu:  Agjencia turke e lajmeve, AA, shkrim të veçantë për ekipin e vullnetarëve shqiptarë, të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit

Nga raportimet e paraprake Policia e Shtetit ka dëmuar fizikisht gazetaren e FaxNeës Fatime Halmusa, ndërsa ka penguar forcërisht ekipin e A2CNN për të raportuar nga protesta që po ndodh aktualisht para Ministrisë së Brendshme.

Problematika raportojnë edhe mediat e tjera.

Kjo është e papranueshme dhe meriton trajtim urgjent nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria.