Pas humbjes në zgjedhjet europiane, kryeministri grek, Alexis Tsipras ka njoftuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 

Duke e konsideruar rezultatin e tyre si poshtë pritmërive, Tsipras ka shtuar se do të kërkojë nga Presidenti i Republikës që të shpërndajë Parlamentin. 

Mediat greke llogarisin se zgjedhjet mund të mbahen më 30 qershor, pra pas zgjedhjeve rajonale dhe lokale më 2 qershor, ndërkohë që mandati i rregullt i qeverisë aktuale greke mbaron në muajin tetor. 

Sondazhet kishin parashikuar fitoren e partisë opozitare Demokracia e Re, por jo rikthimin në vend të tretë të PASOK. 

Lexo po ashtu:  Avdullah Hoti: Kur bleni në market më shumë se që ju duhet, dijeni se mund të lini dikë keq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *