Zakonisht ushqimet që na teprojnë ne i fusim në frigorifer në mënyrë që ti konsumojmë ditën tjetër. Por ajo që nuk dimë është se ka disa ushqime që nëse futen në frigorifer dhe ringrohen, bëhen toksike dhe na helmojnë.

Mes tyre janë panxhari i kuq, selinoja dhe spinaqi, të cilët janë të pasur me nitrate, të cilët nëse ringrohen pas pjekjes së parë, kthehen në nitrite, të cilat konsiderohen elementë kancerogjenë.

Kësisoj nëse nuk bëni dot pa i ngrënë, më mirë konsumojini të ftohtë dhe shëndeti juaj do jetë më i sigurtë.

Edhe kërpudhat dhe patatet pas qëndrimit në frigorifer, pësojnë ndryshime, por jo aq të rrezikshme sa të parat.

Një tjetër këshillë që duhet të mbani parasysh është se orizi nuk duhet lënë në temperaturë ambienti shumë gjatë, për shkak se shton praninë e baktereve, por as në frigorifer, ndaj gatuani aq sa do konsumoni. 

Lexo po ashtu:  Efektet anësore të deodorantit/ Disa këshilla përpara se ta përdorim atë sërish

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *