Zakonisht ushqimet që na teprojnë ne i fusim në frigorifer në mënyrë që ti konsumojmë ditën tjetër. Por ajo që nuk dimë është se ka disa ushqime që nëse futen në frigorifer dhe ringrohen, bëhen toksike dhe na helmojnë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Mes tyre janë panxhari i kuq, selinoja dhe spinaqi, të cilët janë të pasur me nitrate, të cilët nëse ringrohen pas pjekjes së parë, kthehen në nitrite, të cilat konsiderohen elementë kancerogjenë.
Kësisoj nëse nuk bëni dot pa i ngrënë, më mirë konsumojini të ftohtë dhe shëndeti juaj do jetë më i sigurtë.

Edhe kërpudhat dhe patatet pas qëndrimit në frigorifer, pësojnë ndryshime, por jo aq të rrezikshme sa të parat.
Një tjetër këshillë që duhet të mbani parasysh është se orizi nuk duhet lënë në temperaturë ambienti shumë gjatë, për shkak se shton praninë e baktereve, por as në frigorifer, ndaj gatuani aq sa do konsumoni.




