Një ekspert i lartë i Kombeve të Bashkuara ka thënë se themeluesi i faqes “WikiLeaks”, Jualian Assange, ka shfaqur simptoma të torturës së vazhdueshme psikologjike dhe ai nuk duhet të ekstradohet në Shtetet e bashkuara.

Nils Melzer, raportues special i Kombeve të Bashkuara për torturën, i cili e vizitoi Assangen në burg, pritet që të premten zyrtarisht të kërkojë nga qeveria e Britanisë së Madhe që Assange të mos i dorëzohet Shteteve të Bashkuara. Kjo kërkesë vjen pas deklaratës së avokatëve të Assanges se ai është i sëmurë dhe nuk mund të paraqitet në gjykatë.

Assange është vendosur në spitalin e burgut Belmarsh të Londrës, ku është duke e vuajtur dënimin prej 50 javësh burgim. Ai akuzohet për shkelje të Ligjit për Spiunazh përmes publikimit të dokumenteve sekrete, në të cilat ndodheshin emrat e personelit të fshehtë amerikan dhe të burimeve diplomatike.

Pasi e takoi Assangen më parë gjatë këtij muaji së bashku me ekipin e mjekëve, Melzer thotë se të drejtat njerëzore të tij mund të shkelen rëndë, nëse ai ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu:  Tash Hoti kërcënon se do të shfuqizoj vendimet ndaj Serbisë të Qeverisë Kurti

Assange ishte arrestuar në muajin prill pasi Ekuadori ia hoqi të drejtën e azilit në ambasadën e këtij shteti në Londër, shkruan “The Guardian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *