Rënia e Perandorisë  Osmane  erdhi si rrjedhojë e shumë faktorëve, duke përfshirë këtu dyndjet e huaja, reformat dhe modernizimin.

Kush ishte perandoria osmane?

Perandoria Osmane u themelua për herë të parë në rajonin veriperëndimor të Anadollit të sotëm dhe drejtohej nga udhëheqës fisnor. Në mes të shekullit të XVI, ata kishin marë nën kontroll pothuajse gjithë Ballkanin. Vetëm 100 vjet më vonë, osmanët ndikuan në rrëzimin e Perandorisë Romake dhe në shekullin e XVII, Perandoria Osmane u zgjerua në zona të Azisë Perëndimore, Evropës Juglindore dhe Qendrore, Afrikës Veriore, Verilindore dhe Kaukazit.

Në total, në shtrirjen më të gjerë që ishte bërë ndonjëherë, Perandoria Osmane mbulonte 2 milion kilometra katrorë dhe kontrollonte një popullsi prej rreth 15 milion banorësh. Mbahet mend si një nga perandoritë më të mëdha dhe më të fuqishme në historinë njerëzore.

Përse ra Perandoria Osmane?

Pushteti i kësaj perandorie zgjati për pothuajse 600 vjet. Më pas filloi të dobësohej politikisht e të humbiste terren ushtarak nga fundi i shek.  të XVIII. Nga mesi i shekullit të XIX, Perandoiria Osmane zbatoi një reformë që synonte modernizim. Kjo ishte një nga përpjekjet për të fituar fuqinë dhe terrenin e humbur.

Lexo po ashtu:  E turpshme! Adoleshentja fshin atletet me flamurin shqiptar

Këto përpjekje ishin kryesisht të pasuksesshme, dhe që  nga Lufta e Parë Botërore, perandoria ishte në rënie të vazhdueshme. Perandoria Osmane luftoi kundër Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Rusisë. Kur përfundoi lufta, perandoria u copëtua dhe të dhënat historike tregojnë se Perandoria Osmane mori fund  zyrtarisht në 1922.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *