Si para 20 vitesh kur Kosova zuri ballinat e medieve ndërkombëtare, njëjtë edhe sot ka marr vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Gazeta britanike “The Guardian” në ballinën e saj ka vendosur një artikull ku shkruan për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat e armatosura serbe. “Ende është e nevojshme”: NATO shënon 20 vjet në Kosovë” është artikulli i gazetës, përcjell Gazeta Insajderi.

Njëzet vjet pasi trupat e NATO-së hynë në Kosovë ku bombardimet e ajrore zgjaten 78 ditë, 3.500 trupa nga aleanca ushtarake mbeten në terrenet e këtij vendi të ri, ku konflikti ende nuk është zgjidhur përfundimisht, shkruan “Guardian”.

Sot, KFOR vepron kryesisht si një “rezervë e tretë” pas policisë dhe BE, edhe pse ekziston një përjashtim kur trupat e NATO-s ruajnë manastirin ortodoks serb në Deçan.

Ndërsa SHBA është vendi i cili kontribuon me kontigjentin më të madh të trupave – rreth 600 – kuptohet se ka konsideruar seriozisht zvogëlimin e pranisë së saj.

Një zyrtar i lartë perëndimor ka thënë për Guardian se: “Tërheqja e trupave do të ishte e çmenduri. Ky është një vend prej 1.8 milion myslimanëve të moderuar. Pas Afganistanit dhe Irakut, na duhet një rezultat. Kjo mund të jetë një fitore e vërtetë strategjike për ne. “Duke u përballur me argumente të tilla, SHBA ka vendosur të lërë numrat e trupave të pandryshuar – tani për tani.

Lexo po ashtu:  Studimi i ekspertëve: A transmetohet koronavirusi nëpërmjet detit?

Britania e Madhe kontribuon me 30 trupa – pavarësisht angazhimit historik në një vend ku disa fëmijë quhen Tonibler pasi kryeministri britanik, Tony Blair, i cili me presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Clinton, udhëhoqi atë që u pa në atë kohë si një ndërhyrje popullore ushtarake . Franca nuk dërgon asnjë.

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 filloi me një fushatë ajrore kundër Serbisë, vetëm herën e dytë që aleanca ishte angazhuar në veprime ushtarake që nga fillimi i saj në vitin 1949 – e para ishte në Bosnje, gjithashtu kundër forcave serbe.

Ndërsa e përditshmja franceze “france24” shkruan se Kosova feston 20-vjetorin e çlirimit me Bill Clintonin.

Me fjalime festive, një statujë e re dhe një vizitë nga ish-presidenti amerikan Bill Klinton do të shënojë të mërkurën 20 vjet që nga ndërhyrja e NATO-s që përfundoi luftën e saj me Serbinë dhe hapi rrugën për pavarësi.

12 qershor 1999, dita kur NATO hyri në Kosovë pas një sulmi tre-mujor ndaj forcave serbe, shënon momentin që Beogradi në mënyrë efektive humbi kontrollin mbi krahinën e saj të mëparshme.

Lexo po ashtu:  I jepet lamtumira e fundit Mikullovcit, ai mbrëmë luajti shfaqjen e fundit para familjes

Në përvjetorin e 20-të, udhëheqësit e Kosovës kanë qenë duke pritur për çlirimin, me homazhe në mediat sociale këtë javë të nënshkruar me hashtag # Kosovo20YearsFree.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *