Kjo është letra e shkruar nga dëshmori i kombit Gëzim Hamza-Piktori, derisa ishte i plagosur dhe po numëronte të rrahurat e fundit të zemrës së tij. Ai ra në fushëbetejën e Rahovecit në korrik 1998, kujton MekuliPress.

Më poshtë lexoni dy letrat e plota, me shenjat e gjakut, dhe në formën origjinale se si është shkruar nga dëshmori Hamza:

“Nuk di cila është data, s’ka lidhje edhe ashtu jam i habitur dhe i shqetësuar nga të gjitha këto ngjarjet e luftës pesëditore në Rahovec prej nga kam lindur.

A thua ne shqiptarët jemi popull i nemur nga dikush që pa kurrfarë fati jemi duke jetuar nën okupimin e të tjerëve.

Dy ditë lufte të rreptë kundër shkive (derrave) humbur i kamë disa shokë dhe koleg të mi që në këtë moment zemrën e kamë te kolegu im Agim Qela – Coli, krah për krah luftuam me zemër me vullnet dhe me këngë kundër tankseve blindave kambësorisë, por me sy aspak nuk u trembëm.

O shoku jem i dashur më le pa asnjë zë as që bëre OF.

Shok im i dashur e kamë nxjerr hakun e juaj dhjetë herë por ende nuk e kamë kryer, ju japë besën deri në dakikën e fundit të jetës sime do të luftoj për pamvarsinë e Kosovës sonë të humbur deri në këtë moment nuk di kush është i vdekur e kush është i gjallë. Oh jetë çka ka prej nesh trima mbi trima kur nuk dorëzohemi.

PIKTORI

Letra e dytë

Lexo po ashtu:  Njoftim me rëndësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës... - Ju lutem ta shpërndani!

O Zotë të lutem ndihmona ti, i cili je më i madhi, dhe secili shqiptar të beson shumë. I lutem pronarit të shtëpisë në qoftë se vdes, që kjo letër të shkoj tek fëmijët e mi.

O familja ime, ju kamë dashur pa masë, por nuk pata kohë që t’ju tregoj aq sa e keni merituar, ju jap besën se mbas çlirimit të Kosovës do t’ju dua haptas.

Dy fëmijët e mi Lenhardi dhe Benjamini më falni se në kohën kur ju jam më i dobishëm ju lash të gjindeni vetë, ju kisha lutur që të vazhdoni rrugën e Babushit tuaj të luftoni edhe ju për Kosovën-Lirinë e popullit.
Babushi.


P.s.: Kjo letër është shkruar nga vetë dëshmori dhe është me njollat e gjakut të tij.

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *