Analisti Andi Bushati, u shpreh në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, se kriza politike dhe gjendja e Shqipërisë, nuk mund të zgjidhet me dialog dhe tryeza, por vetëm më një zgjidhje radikale.
‘Kjo histori mbyllet vetëm kur dikush të tërhiqet zvarrë. Nuk mundet më politikanë që vjedhin, që janë të lidhur me bandat të sundojnë.
Përse kemi mbërritur këtu, sepse nuk dënuam askënd për komunizmin, prandaj jemi këtu. 97-ta e parë, e bëri Shqipërinë më të mirë.
Para 97-tës, kishim shtetin autoritar të Berishës, pa banka pa media private. Me një cmim shumë të lartë, prodhoi një Shqipëri tjetër’.