Gazetari i Bild Peter Tiede shkruan se nesër pasdite do të publikojë përgjime të reja për krimin elektoral në Shqipëri.
Ai njofton se të hënën pasdite përgjimet do të publikohen në bild.de.
“Përgjime të reja për mashtrim elektoral në Shqipëri:
Nesër pasdite …. si shqiptar unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite“, shkruan Tiede.
Kujtojmë që pak kohë më parë kjo media gjermane publikoi përgjimet që tregonin sesi individë të Partisë Socialiste në Durrës dhe Shijak kanë blerë votat e vitit 2017, vota me të cilat Edi Rama qëndroi në pushtet edhe për një mandat të dytë.