10 persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Siç raporton albinfo, incidentin e ka konfirmuar për 20 minute zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell.
Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë ka aterruar në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

Ajo nuk ka mundur të tregoje për shkaqet e prishjes së aeroplanit.
Ndërsa një lexues ka thënë për “20 minuten” se nga turbulencat e forta edhe karriget kane dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.




