Pavarësisht marrëveshjes mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut për rinisjen e bisedimeve për armë bërthamore, Korea e Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se janë të prirura për akte armiqësore.

Një deklaratë e tillë vjen pasi liderët e dy vendeve zhvilluan një takim historik në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë, ku Donald Trump u shndërrua në Presidentin e parë Amerikan që shkel në Korenë e Veriut. Pas bisedimeve që zgjatën thuajse një orë, Trump dhe Kim ranë dakord të vendosin ekipe për të nisur negociatat për denuklearizimin.

Megjithatë, deklarata e fundit e Koresë së Veriut shënon një kthesë në tonin e vendit komunist dhe rikthim në shkëmbimet e deklaratave që prishën marrëdhëniet kohët e fundit mes dy vendeve. Peniani akuzoi gjithashtu Uashingtonin se është përpjekur të minojë atmosferën paqësore në Gadishullin Korean.

Vendi komunist tha se po i përgjigjet një letre të përbashkët mes SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë dërguar të gjitha vendeve anëtare të OKB-së për më shumë sanksione ndaj Koresë së Veriut. Një letër kjo që raportohet se është dërguar ditën që Trump u takua me Kim Jong Un.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët e Kosovës, në vendin e tretë për pajisje me pasaportën gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *