Në stinën e nxehtë të verës mjekët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Një nga frutat sezonalë është edhe fiku, një frut shumë i shijshëm.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Fiqtë janë të përbërë nga një numër i madh i mineraleve, fibrave dhe sheqernave natyralë, të cilat ndihmojnë për një funksionim sa më të mirë të proceseve në organizëm. Ata përmbajnë magnez, kalcium, hekur, vitaminë A dhe K, si dhe një numër të madh të antioksiduesve. Fiku ndihmon në problemet me kapsllëkun, diarrenë kollën, astmën.
Fiqtë parandalojnë osteoporozën dhe ndihmojnë në shëndetin e eshtrave, kjo falë pranisë së kalciumit dhe mineraleve, ndërsa prania e vitaminës A dhe K ndihmon luftimin e inflamacionit dhe shërben për të mbajtur lëkurën sa më të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ju mund ta përfshini atë në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës.





