Në këto ditë të nxehta të gjithë ëndërrojmë plazhin, por jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë në bregdet. Prandaj zgjidhje për shumë njerëz janë pishinat. Përpara se të shkoni të laheni në pishina duhet të lexoni disa këshilla sesi të kujdeseni.

Sipas specialistëve, sëmundjet më të zakonshme që vijnë nga larja në pishina janë infeksionet e veshit dhe infeksionet e lëkurës. Kjo ndodh për shkak të pranisë së mikroorganizmave të padukshme që ndodhen në ujë.

-Mos u lani kurrë në pishinë, kur keni një plagë të hapur pasi ndotet uji.

-Mos u lani në pishina kur keni temperaturë apo dhimbje fyti, qoftë edhe e thjeshtë. Këto raste, sipas specialistëve përbëjnë kushtet ideale të rritjes së stafilokokut. Për të reduktuar deri në minimum riskun e infeksioneve, bëni një dush para larjes në pishinë. Ndoshta nuk e dinit, por eliminon 80% të florës bakteriale tranzitore që kemi thithur pa e ditur as ne.

Klori që përdoret në pishina nuk mjafton për të siguruar higjienën totale. Dizifektuesit me bazë klorin formojnë kompozime organo-klorikale, të cilat nëse thithen në sasi të madhe nga personat që notojnë mund të shkaktojnë ekzema dhe skuqje të lëkurës.

Lexo po ashtu:  Dëmet shëndetësore, Brukseli bëhet i pari qytet europian që ndalon rrjetin 5G

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *