Gripi i syrit është një infeksion viral i cili po kthehet në një epidemi që po prek në masë popullatën. Tregoni kujdes nëse sytë ju lotojnë, ju skuqen dhe ju irritohen, atëherë mund të jeni prekur nga gripi i syrit.

Mjekët u bëjnë thirrje të gjithë njerëzve që nëse ata vetë apo persona të afërm në familje kanë një nga këto simptoma, duhet të kërkojnë ndihmën e një specialisti. Nëse nuk tregoni kujdes dhe nuk e kuroni mund të keni pasoja të rënda deri në humbje të shikimit.

Gripi i syrit përhapet lehtësisht nga njëri person tek tjetri përmes teshtimës, pështymës apo thjesht një shtrëngimi dore me të sëmurin, të njëjtën dorë që më pas fërkojmë sytë. Mjekët thonë se në shumë raste u është dashur të mjekojnë jo vetëm personin e prekur por të gjithë anëtarët e familjes.

Higjiena personale është mënyra me efikase për t’u mbrojtur nga gripi i syrit.

Lexo po ashtu:  Kjo vitaminë po lufton kancerin kolorektal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *