I zoti, një burrë rreth 40 vjeç, gjeti vdekjen rreth një vit e gjysmë më parë, në një aksident.

Qysh prej asaj kohe, qeni e pret çdo ditë në vendin e aksidentit, aty ku dhe është vendosur një lapidar përkujtimor në nderim të viktimës.

Është kjo historia e një qeni në Greqi, në zonën e Nafpatkos. Banorët tentuan që ta adoptonin qenin, por nuk ishte e mundur, pasi ai kthehej gjithmonë në vendin ku i zoti humbi jetën.

Edhe kur temperaturat janë përvëluese apo të ftohta, ai nuk lëviz nga vendi i aksidentit, i cili ndodhet rreth 12 kilometër larg shtëpisë së të zotit të ndjerë, në të cilën ai nuk është kthyer kurrë.

Banorët e zonës e kanë etiketuar si “Hachiko grek”, pasi historia e tij kujton atë të qenit japonez i cili e priti të zotin e vdekur në Stacionin Shibuya të Tokyo, çdo ditë për dhjetë vite me radhë.

Image
Lexo po ashtu:  Autopsia shtetërore tregon se George Floyd kishte koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *