Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi vendet evropiane se nëse nuk riatdhesojnë shtetasit e tyre që luftuan në radhët e xhihadistëve të Shtetit Islamik (IK) në Siri, do të përballen me perspektivën e kthimit të paorganizuar në vendlindje.

“Ne kemi mijëra luftëtarë të IKIL-it, të cilët duam që Evropa t’i tërheqë. Do e shohim nëse do ta bëjë këtë gjë, nëse jo, me siguri do kemi nevojë t’i lëshojmë ata dhe të kthehen  vetë në Evropë”-u tha Trump gazetarëve, duke përdorur një akronim më të vjetër të Shtetit Islamik.

Xhihadistët e cituar nga presidenti amerikan po mbahen në Siri nga Aleanca Kurde Demokratike Siriane e mbështetur nga Uashingtoni. Bisedimet për riatdhesim në shumë raste kanë dështuar sepse shumë qeveri evropiane nuk duan ose hezitojnë t’i riatdhesojnë luftëtarët e ISIS.

Lexo po ashtu:  30 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *