Mohandas Karamchand Gandhi, i lindur më 2 tetor 1869, njihet si udhëheqës ideologjik e politik i Indisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kontribuoi në pavarësinë e Indisë, por veprimtaria e tij ndikoi për liri dhe të drejta të njeriut në të gjithë botën. Njihet shpesh edhe me emrin Mahatma, që në shqip do të thotë “shpirtmadh”. Gjithashtu, në Indi është quajtur edhe me emrin Bapu, që do të thotë “Atë”, duke e konsideruar atë si Ati i Kombit.
Ja disa nga thëniet e tij më të famshme.

Veprimet që bën, tregojnë prioritetet e tua.
Ruaj gjithmonë sensin e humorit!
Duhet të jesh gjithmonë në shërbim të të tjerëve!
Shëndeti është pasuria jote e vërtetë.
Aty ku ka dashuri, ka edhe jetë.




