Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se dje rreth orës 18:00, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, me inicialet E.H., nga Ferizaj për fajde.

Në njoftimin për media thuhet se ai u ndalua nën dyshimin se i njëjti që nga dhjetori i vitit 2018 e deri në prill të vitit2019, ka arritur të përfitojë prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /Koha/MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Mediat e huaja: Kontejnerët me mbetje toksike do të vendosen në Porto Romano

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *