President i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia do të “hap portat” për emigrantët në Europë nëse mbështetja ndërkombëtare nuk arrin të krijojë një zonë të sigurt për refugjatët në veri të Sirisë.

Erdogan u shpreh se ai planifikon të rivendoste një milion refugjatë në veri të Sirisë por vendi pret më shumë se 3.6 milion refugjatë sirianë të regjistruar, sipas Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.

Turqia ra dakord të frenojë fluksin e emigrantëve në Europë, nën një marrëveshje të vitit 2016 midis Ankarasë dhe Brukselit, në këmbim të ndihmës në shuma me miliarda euro.

Analistët u shprehën se paralajmërimi për refugjatët në kontekstin e zonës së sigurt lejon që Erdogan të bëjë presion njëkohësisht në Europë dhe Shtetet e Bashkuara. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Pse Biden nuk ka mbajtur ende një konfernecë për shtyp?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *