1. Kush nuk ka vuajtur kurrë, as të ngushëllojë nuk di.
– Dag Hammarskjold

2. Ata që ankohen më shumë, janë ata që vuajnë më pak.
– Publio Cornelio Tacito

3. Kur një njeri i mirë vuan, të gjithë ata që e pandehin veten të mirë, duhet të vuajnë me të.
– Euripides

4. Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren.
– Jean De la Bruyére

5. Të gjithë të lëndojnë gjatë jetës: ty të mbetet të vendosësh, se për kë ia vlen të vuash.
– Bob Marley

6. Vuajtja është i vetmi mjet i vlefshëm për të prishur gjumin e shpirtit.
– Saul Bellow

7. Tetëmbëdhjetë vjeç është një moshë e mirë për të vuajtur, ku zotërohet e gjithë forca e nevojshme pa patur asnjë mbrojtje.
– William Golding

8. Mund të jenë të këqij vetëm njerëzit që nuk e kanë provuar dhimbjen, sepse kush e ka provuar, nuk mund të dojë që dikush tjetër të vuajë.
– Carlo Cassola

Lexo po ashtu:  Aromat dhe e shkuara si nxitësit kryesorë, faktet e habitshme rreth nostalgjisë

9. Shpirtrat e mëdhenj dinë të vuajnë në heshtje.
– Friedrich Schiller

10. Njeriu që ka frikë të vuajë, tashmë e vuan frikën e tij.
– Michel de Montaigne

11. Njeriu ka lindur për të vuajtur, dhe ia del më së miri.
– Roberto Gervaso

12. Kush nuk ka vuajtur si një qen, nuk shkruan si një hyjni.
– Marie von Ebner-Eschenbach

13. Ka shumë vuajtje që i japin forcë shpirtit.
– Joseph Joubert

14. Vuajtja: ky është i vetmi shkak i vetëdijes.
– Fyodor Dostoevski

15. Më shumë se prej shtypjes, vuaj prej heshtjes së botës.
– Martin Luther King

16. Optimistët vuajnë pa ankuar. Pesimistët ankojnë pa vuajtur.
– Dumitru Farcas

17. Askush nuk mund ta dijë, përveçse pas një nate vuajtjesh, sesa i ëmbël mund të jetë mëngjesi.
– Bram Stoker

18. Nëse vuan më shumë se të tjerët, mos u çudit, një shpirt i madh ndjen më shumë dhimbje se një shpirt i vogël.
– François-Rene de Chateaubriand

Lexo po ashtu:  Finlanda ofron udhëtime falas për një jetë më të lumtur (FOTO)

19. Ka femra që preferojnë të mos bëjnë të vuajnë shumë meshkuj njëkohësisht dhe zgjedhin të përqendrohen mbi një të vetëm: këto janë femrat e ndershme.
– Alfred Capus

20. T’i përjetosh fatkeqësitë para se të vijnë, është t’i vuash dy herë.
– René Barjavel

21. Askush nuk vuan për shumë kohë, përveçse për faj të vet.
– Michel de Montaigne

22. Nëse dashuron, vuan, por në këmbim ke dashurinë. Nëse nuk dashuron, vuan njësoj e nuk ke asgjë në këmbim.
– Giulia Carcasi

23. Dashuria vuhet, por sa më shumë vuhet me përkushtim, aq më të fortë na bën.
– Hermann Hesse

24. Vuajtja është dhuratë. Në të fshihet bekimi.
– Jalaluddin Rumi /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *