Me një aktivitet letraro-artistik, të titulluar “Krijuesi Demir Reshiti (Opojë) dhe lidhjet e tij me Kukësin”, i cili do të mbahet të enjten (12 shtator 2019) Qendra Kulturore e Bashkisë Kukës, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës, do ta nderojë ish-kryeredaktorin e Shtëpisë sonë Informative, Demir Reshitin, i cili njihet si njëri nga aktivistët më të zellshëm nga Opoja dhe jo vetëm.


Siç thuhet në njoftimin e dërguar në redaksinë tonë, organizatorët e bëjnë këtë aktivitet në shenjë respekti e mirënjohje për shkrimtarin dhe publicistin nga Opoja e komunës së Dragashit, Demir Reshitin, i cili ka lidhje të veçanta shpirtërore me qytetin e Kukësit me rrethinë.

“Qyteti i Kukësit zë vend të rëndësishëm në krijimtarinë letrare e publicistike të Demir Reshitit, i cili për një kohë edhe ka punuar në Radio Kukës”, thuhet mes tjerash në njoftim, duke specifikuar se për krijimtarinë letrare dhe lidhjen shpirtërore të Demirit me Kukësin, do të flasin shkrimtari i mirënjohur kuksian, Petrit Palushi, pedagogia universitare, Helena Halilaj, drejtori i radio Kukësit, Jonuz Hallaçi, kryetari i Këshillit të Qarkut, Abdullah Domi, si dhe intelektualë e miq të shkrimtarit.

Lexo po ashtu:  Mbyllet kompania e themeluesit të Android

Në “Këndin amerikan” të Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës, do të lexohen gjithashtu edhe pjesë të zgjedhura nga krijimtaria letrare e Demir Reshitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *