Një nga problemet më të mëdha sot është përdorimi i telefonave mobil nga fëmijët, duke luajtur lojëra të ndryshme dhe duke ndjekur video.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Organizata botërore për shëndetësi (OBSH) ka këshilluar prindërit që të kenë kujdes me edukimin e fëmijëve, duke i kthyer lojërat tradicionale për fëmijët.
Biznesmeni Bill Gates i ka lejuar fëmijët e tyre të përdorin telefonin vetëm kur kanë mbushur 14 vjet, edhe pse fëmijët e tjerë veç më kishin mobilë. Gjithashtu ai e ka ndaluar përdorimin e tyre natën.

Suzan Vojcicki, drejtorja e YouTube-s i ka caktuar disa rregulla për pesë fëmijët e saj se si të përdorin teknologjinë. Ajo i ka lejuar fëmijët e tyre të përdorin telefon vetëm atëherë kur kanë dal vetë më nga shtëpia, duke përdorur transportin publik, diku në moshën 11 vjeçare.
Gjithashtu, gjatë udhëtimeve atyre ju është ndaluar përdorimi i telefonit, me qëllim që të shfrytëzojnë sa më shumë kohën me familjen.
Sipas saj, këto rregulla duhet të vlejnë edhe për të moshuarit, që mos e përdorin telefonin derisa janë me shoqëri.
Sipas Shoqatës amerikane për pediatri, fëmijët çdo ditë kalojnë mesatarisht shtatë orë në ditë për përdorimin e telefonit.




