Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite deklaroi se armët e përdorura në dy sulmet drejt fabrikave të naftës janë iraniane.  Rebelët “Huthi” të Jemenit kanë pranuar  përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se dronët kanë shënjestruar fabrikat e Saudi Aramco në Abqaiq dhe Khurais.

Zëdhënësi i koalicionit, Turki Al Maliki, tha se rezultatet e hetimit do bëhen publike menjëherë pas përfundimit dhe shtoi se sulme të tilla nuk ndikojnë vetëm ekonominë arabe, por edhe stabilitetin rajonal dhe sigurinë botërore të energjisë.

“Hetimet fillestare tregojnë se armët e përdorura janë iraniane.  Rezultatet do bëhen publike menjëherë sa hetimi të përfundojë. Dronët nuk janë nisur nga Jemeni, si ç’thanë Huthit.  Huthi janë thjeshtë një mjet që kontrollohen nga garda revolucionare e iranit.” është shprehur Zëdhënësi i koalicionit arab Turki Al Maliki

Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani tha se sulmet ndaj fabrikës së kompanisë shtetërore Saudi Aramco,  janë një përgjigje reciproke ndaj agresionit kundër Jemenit.  Arabia Saudite është shënjestruar në të shkuarën me dronë dhe prella nga rebelët Huthi, por shumica e këtyre sulmeve janë bllokuar përpara se të arrijnë objektivin./MekuliPress/

Lexo po ashtu:  Cili është shteti më i shkolluar në botë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *