Shumë gjëra mund të luhatin lidhjen dhe ta çojnë deri në ndarje – tradhtia, pabesia dhe lënia pas dore e personit të dashur. Mirëpo, asnjëra nga këto që u përmendën nuk është në majë të listës së shkaktarëve për shkak të të cilëve çiftet përfundojnë lidhjen shumëvjeçare. Psikologu Gautam John, thekson që shkaktari është krejtësisht diçka tjetër.

Kjo situatë e përditshme paraqet rrezikun më të madh të ndërprerjes së lidhjesHulumtimi i ekspertëve të lidhjeve ka treguar që rreziku për ndërprerje te çiftet mund të parashikohet me 94% të sigurisë për shkak të një situate të përditshme: grindjes. Më saktë, mënyrat në të cilat çiftet grinden mund të tregojë shumëçka për marrëdhënien e partnerëve.

Grindjet janë pjesë përbërëse e lidhjeve më të shëndetshme, divergjencat në qëndrime janë normale, mirëpo mënyra në të cilën partnerët e trajtojnë njëri-tjetrin gjatë asaj grindjeje flet shumë për atë se sa do të zgjasë lidhja. Kështu duket grindja e çifteve të cilëve u është afër ndarja, zbulon psikologu. Nëse grindja nga paraqitja e qëndrimeve shndërrohet në nënçmim të palës tjetër dhe fillon të shfaqet urrejtja, ndarja herët apo vonë është e pashmangshme.

Lexo po ashtu:  4 këshilla që ndihmojnë në lehtësimin e kokës nga mendimet e tepërta e të lodhshme

Deklaratat tipike me të cilat partneri nënçmohet, sipas fjalëve të psikologëve, janë këto.

• Asgjë nuk di!
• Këtë me siguri nuk ma ke thënë!
• Më parë dëgjo çfarë kam për të të thënë unë!
• Nuk është e drejtë jotja që të përzihesh në çdo gjë!
• Nuk më intereson se çfarë mendon ti për këtë!

Nëse partneri juaj nuk pranon, është koha që të mendoni se çfarë të bëni me të akoma, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *