Lufta speciale dhe propagandistike tanimë ka filluar. Ju informojmë se muajve të fundit, në mënyrë të organizuar, janë hapur shumë portale anonime që si detyrë kanë sajimin dhe lansimin e “Fake News” dhe atë ekskluzivisht kundër Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kundër kandidatit për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit, shkruan MekuliPress.com


Një hetim ligjor se kush është pronar i këtyre portaleve të rreme do të ishte me rëndesi për shëndetin psiqik të qytetarit. Kush i paguan këto portale? Kush i sponosoron? Cili shtet armik po investon kundër LVV-së? Cila parti politike po derdhë shuma të mëdha parash për të shpërnda lajmin e rremë? Ftojmë opinionin publik që të jetë i vëmendshëm dhe përjashtues nga kjo lloj propagande e organizuar. Është e drejtë e secilit medium të mbështes hapur ndonjë parti politike, por nuk është e ligjshme, nuk është profesionale e as demokratike shpërndarja e gënjeshtrave dhe manipulimeve në publik. Shpërndarja e lajmit të rremë është e dënueshme edhe sipas kodit profesional të gazetarisë.

MekuliPress ka shënjuar së PAKUT 7 portale fake që janë nën kritikën e mikroskopit tonë profesional. Më e keqja është se këto portale të rreme mbështeten financiarisht nga partitë politike të Kosovës, pra lajmi i rremë po sajohet me paratë e qytetarëve të varfër të Kosovës.
Lusim të gjithë lexuesit e ndershëm që të raportojnë këto faqe në Facebook per manipulimin dhe shperndarjen e lajmeve te rreme nepër media sociale.

Ju informojmë se redaksia MekuliPress së shpejti do të del në publik me emrat e portale të rreme.

Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Avdullah Hoti: Kur bleni në market më shumë se që ju duhet, dijeni se mund të lini dikë keq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *