Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar gjatë një takimi të shkurtër me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se do të përfshihet personalisht në ialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të sesionit të 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe sipas mediave serbe mes të dy politikanëve ka patur një bisedë miqësore.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Macron ka premtuar se do të angazhohet në këtë process pas zgjedhjeve të përgjithshme të Kosovës. Nuk është e qarë se në cilin format do të materializohet angazhimi francez për sa kohë që për dialogun Prishtin-Beograd ka një kuadër europian dhe një asistencë amerikane, por edhe një premtim rus. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!




