Një grua e pasur e re u ul pranë një të moshuari, në pamje i varfër, në një aeroplan. Ajo nuk priti asnjë sekondë pasi zuri vendin e saj dhe thirri menjëherë asistenten e fluturimit.
Asistentja e fluturimit u afrua dhe u përgjigj ngrohtësisht, kur gruaja befas ia priti: “Ju lutem më gjeni një vend tjetër menjëherë”.
Asistentja u përgjigj: “Na bën të ndjehemi shumë keq zonjë, por të gjitha vendet janë rezervuar”.
Gruaja e pasur u përgjigj: “Më bën të ndjehem keq shumë edhe mua por nuk kam ndërmend të udhëtoj pranë një endacaku të pavlerë. Bej diçka urgjent!”
Ndërkohë që burri i moshuar nuk po e besonte çfarë i shihnin sytë e dëgjonin veshët, asistentja e fluturimit u përgjigj: “Do të flas me kapitenin për këtë”.
Pak minuta më vonë, asistentja e fluturimit u kthye dhe i komunikoi që,
“Kapiteni tha se ne mund të përdorim një vend të lirë në klasin e parë. Ai gjithashtu dëshiron t’ju kërkojë ndjesë, shumë madje, për udhëtimin me një person të tillë të tmerrshëm.”
Sapo gruaja tentoi të ngrihej nga vendi i saj, asistentja e fluturimit ia shtriu dorën e saj të moshuarit dhe i tha:
“Zotëri, ju lutem me ndiqni mua!”, veprim të cilin i gjithë aeroplani e duartrokitën.
Nëse gjeni vlera në këtë, apo edhe nëse ju fali pak sekonda çlodhje e të qeshura pëlqejeni dhe shpërndajeni kështu që ne mund të krijojmë më shumë si kjo. Faleminderit!