Parlamenti i Rusisë ka konkluduar se agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” ka shkelur ligjet vendase duke ushqyer dhe justifikuar ekstremizmin. Agjencia ruse e lajmeve, Tass, raporton se Komisioni Parlamentare për Ndërhyrjen e Huaj në Çështjet e Brendshme të Rusisë ka përfunduar hetimin e nisur për këtë qëllim pas të cilit sipas kreut të tij, Vasily Piskarev janë gjetur shumë shkelje.

DW ka shkelur ligje, shumë ligje. Sot ne vendosëm që trupa e ngritur për këtë qëllim duhet të japë një përgjigje për këtë, citohet Piskarev.

Ai ka sjellë shembullin e një blogeri të dënuar penalisht pasi bëri thirrje që fëmijet e zyrtarëve rusë të rrëmbehen dhe të vriten.

Sipas DW-së ai nuk është një ekstremist, por një anëtar i rregullt i opozitës, shton deputeti rus.

Piskarev ka shkur më tej kur e ka quajtur agjencinë gjermane një ent me tiparet e një agjenti të huaj që kryen aktivitet politiktë financuar nga buxheti i Gjermanisë. Materialet e mbledhura do t’i përcillen Ministrisë së Jashtme të cilës do t’i kërkohet të rikonsiderojë akredimn e mëtejshëm të DW-së në Rusi. Veprimi i palës ruse pason akte të ngjashme në Perëndim ndaj mediave të financuara apo që mbështesin Kremlinin, ndërmarrë sidomos pas zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Gazetarët e pasur, nuk janë gazetarë të sinqertë, ata janë aktorë të dëmshëm politik dhe rrogëtarë të mirë të pushteteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *