Asgjë e re nga fronti i Shkupit: Kur shoqatat e gjuetarëve dhe të peshkatarëve kanë më shumë himn e flamur se shqiptarët

Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Deklaratat e koalicionit VLEN për “momente historike” dhe “bashkim politik” në kongresin e djeshit mbeten thjeshtë propagandë dhe demagogji kur ato zhvishen nga simbolet elementare të identitetit shqiptar. Përdorimi i datës simbolike të Evropës nuk mund të shërbejë si retorikë e as si mbulesë për këtë akt të rëndë dhe të dëmshëm politik: mosintonimin e himnit kombëtar shqiptar.

Intonimi i himnit në tubime të këtij niveli nuk është thjesht protokol; është dëshmi e autoktonisë historike, shpirtërore dhe politike. Këto simbole shërbejnë si një kontratë morale me votuesin, duke konfirmuar se rrugëtimi drejt BE-së nuk nënkupton tjetërsimin, tëhuajsimin apo dorëzimin e shtyllave të identitetit tonë shqiptar. Kur heshtet himni dhe çalon përdorimi i gjuhës shqipe, lind pyetja, vërtetë lindë dyshimi logjik mbi peshën, seriozitetin dhe integritetin e këtij përfaqësimi.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse një subjekt politik shqiptar nuk gjen guximin apo vullnetin për të respektuar simbolin suprem të kombit në shtëpinë e vet, sa mund të besojmë se këta do të jenë gardianë serioz të interesave shqiptare jetike në tryezat e pushtetit?

Lexo po ashtu:  Artistja që futi çiftelinë në Filharmoninë e Hamburgut

Nëse sot po heshtet himni (dhe flamuri) për hirë të matematikave politike, çka tjetër do të “harrohet” nesër në emër të pushtetit e salltanetit?

Duhet kujtuar lexuesve se himni dhe flamuri serb, bullgar, turk e lloj lloj himne e flamuj të pakicave tjera, dëgjohen, këndohen dhe reklamohen edhe në shoqatat e tyre të gjuetarëve e të peshkatarëve, ndërsa në kongresin e një “aleance shqiptare”, himni dhe flamuri kuq e zi i shqiptarëve autokton përbuzet, largohet, injorohet dhe “harrohet.”

Të dashur lexues,
Në shkencat politike dhe retorike, himni dhe simbolet kombëtare nuk janë thjeshtë dekor, të moçme, teprica e as salltanet. Ato janë dëshmi e identitetit politik, kulturor, historik dhe “kontrata morale” që një udhëheqje e lidhë me popullin e vet.

Konsekuent deri në fund: nëse koalicioni VLEN nuk arriti të këndoj dje as një minut himn për t’u dhënë nderim, jo vetëm votuesve të vet, por shqiptarëve autokton në Maqedoninë e Veriut, atëherë shtroj pyetjen, si mund të besojmë se kjo aleancë do të ketë forcën të “këndoj” zërin e shqiptarëve në kancellaritë e pushtetit të Shkupit, aty ku vendoset për fatin e kombit shqiptar në MV?

Lexo po ashtu:  Hormuzi mbetet pa kontroll. SHBA hedh sytë nga naftësjellësi i Kurdistanit
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com