Populistët e ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz fituan bindshëm sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Partia OEVP e Kurz fitoi 37,1% të votave, ndërkohë që e djathta ekstreme ra ndjeshëm.
SPOE ndodhet në vendin e dytë me 22,5%, përpara nacionalistëve të FPOE me 16,7%, që ndiejnë kështu skandalin e Ibizas.
“Ishim të bindur që do të merrnim këtë rezultat të mrekullueshëm, por këto përfundime nuk e prisnim’’, deklaroi Kurz.
“Zakonisht nuk më mungojnë fjalët, por sot jam shumë pranë’’, bëri shaka ai.
“Do të bëjmë më të mirën për këtë vend të bukur’’, theksoi ai. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!