Shkencëtarët kanë zhvilluar një gjak artificial në laborator, dhe kanë thënë se ky gjak do t’iu jepet pacientëve në varësi nga grupi i tyre i gjakut, shkruan Dailymail.
Një ekip i shkencëtarëve japonezë ka krijuar një gjak artificial të përbërë nga qelizat e kuqe të gjakut, të cilat përmbajnë oksigjen dhe limfocite, që janë të afta t’I luftojnë infeksionet dhe patogjenet e tjerë.
Ekipi i shkencëtarëve ka testuar këtë përbërje në 10 lepuj, 6 prej të cilëve kanë mbijetuar.
Shkencëtarët besojnë se ky zbulim do të shpëtoje jetë, sidomos në vendet dhe spitalet ku ka mungesë të gjakut. Zbulimi u krye nga shkencëtarët në një qytet të Japonisë dhe u prezantua në revistën shkencore “Tranfusion”.