Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, kundër të pandehurit B.Rr, për shkak të veprave penale, keqpërdorim i pozitës dhe marrje të ryshfetit.

“Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit B.Rr iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 21.02.2019 deri me datë 21.03.2019. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.Rr duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në cilësinë e personit zyrtar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar autorizimet e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas Gjykatës ky caktim i masës së arrestit shtëpiak është i arsyeshëm , për zhvillimin e procedurës penale.

Lexo po ashtu:  Media kroate: Regjimi i Millosheviqit ra 20 vjet më parë, Serbia drejtohet sot nga ministri i tij i informacionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *