Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të dielën e 16 gushtit 1925, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e deputetit Stavro Stavri, mbi origjinën shqiptare të Aleksandër Moisiut.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai e ka cilësuar aktorin e famshëm në arenën ndërkombëtare, duke thënë se ai është besnik ndaj origjinës shqiptare, ndonëse është gjerman i natyralizuar.

z. Stavro Stavri, deputet i Durrësit, Tiranës, Kavajës, Shijakut dhe Krujës në Parlamentin shqiptar, na shkruan në lidhje me artikullin që botuam para pak kohësh për Aleksandër Moisiun.

Aleksandër Moisiu, edhe pse i natyralizuar gjerman që nga viti 1918, ka qëndruar besnik ndaj origjinës së tij, e cila është shqiptare, babai i tij është lindur në Durrës, qytet në të cilin jeton ende e gjithë familja e tij.
Ne i japim atij plotësisht të drejtë./MekuliPress.com/




