Sot janë bërë 101 vite që kur ka vdekur kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës.

Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar në Peruxhia të Italisë, ku edhe është varrosur. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Qemali është helmuar.

Më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë.

Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi Qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë, si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.

Ne fund te karrieres se gjate si shtetar, politikan dhe diplomat, angazhimi i Ismail Qemalit per krijimin e shtetit shqiptar ishte vendimtar dhe do t’i jepte pavdekesi emrit te tij.

Lexo po ashtu:  Kurti nxjerr bllof Ramën në Vilnius. Qeveria e Kosovës njofton pikat e dakordësuara me BE-në

Ne vitet e veshtira 1911-1912, ai dhe Hasan Prishtina u bene figurat qendrore te Levizjes Kombetare dhe luftetaret e spikatur te saj kudo ku e lypte nevoja, si tribune ne parlamentin osman, si udheheqes e organizues te kryengritesve apo si diplomate prane kancelarive te fuqive te medha.

Ne ditet kur luftohej per ekzistencen e kombit, Ismail Qemali udhehoqi me guxim dhe mencuri grupin e patrioteve qe organizuan kuvendin kombetar qe do te shpallte mevetesine e Shqiperise. Sot, ne pervjetorin e 101 te vdekjes, nderojme kujtimin e tij dhe vijojme perpjekjen per nje shtet te bashkuar dhe te begate shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *