Të paktën gjashtë persona kanë vdekur e disa të tjerë janë lënduar nga të shtënat në masë që kanë ndodhur në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Rot am See, ka konfirmuar policia, raporoton The Associated Press.

I dyshuari është arrestuar menjëherë pas këtyre të shtënave.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:45 në afërsi të stacionit të trenit.

Policia thotë se nuk dyshohet për persona të tjerë.

“Sipas informacioneve të mia gjashtë persona janë vrarë e disa janë lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Rudolf Biehlmaier. “Jemi duke punuar për të verifikuar se ky ishte sulmuesi i vetëm”.

Biehlmaier ka shtuar se i dyshuari, me shtetësi gjermane, dhe një apo më shumë nga viktimat e njihnin njëri-tjetrin.

Ai ka shtuar se disa prej viktimave i takojnë të njëjtës familje.

Rot am See është 170 kilometra në veriperëndim të Munichut.

Lexo po ashtu:  Kryeministri grek, Mitsotakis: Ne po dyfishojmë ujërat tona territoriale në Jon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *