Minatorët e Bulqizës nuk janë vetëm!

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës organizoi këtë të diel në Tiranë një protestë që u mbështet nga qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile, përfshirë Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri. Kërkesat e sindikatës përfshinin kontratën e re kolektive, rritje pagash, rishikim normash, pagesa e bonusit të fundvitit, njohjen e vështirësisë dhe vjetërsisë në punë, dëmshpërblim për aksidentet në punë, ndalimin e presioneve ndaj minatorëve dhe rikthimi në punë të katër drejtuesve të sindikatës që i kanë larguar në mënyrë të jashtëligjshme.

Protestuesit i shpalosën kërkesat gjatë një marshi që u ndal përpara Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, përpara Kryeministrisë, para zyrave të kompanisë “AlbChorme” dhe përpara Inspektoriatit të Punës. Minatorë e aktivistë të shoqërisë civile i bënë thirrje institucioneve të shtetit të përmbushin kërkesat e sindikatës dhe të ndalet shtypja e të drejtave të punëtorëve.

Kauza e minatorëve të Bulqizës i prek të gjithë shqiptarët. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri synon bashkimin e kauzave si rruga drejt çlirimit të shtetit nga kapja dhe drejt zhvillimit të vendit.

Lexo po ashtu:  Përdori flamurin kuqezi, Serbia padi ndaj Ragmi Mustafës në Bujanoc - "Serbia nuk mund ta përzgjedh flamurin e shtetasve të saj shqiptar. Atë e përzgjedhin vetë shqiptarët!"

Tiranë, 26 janar 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *