Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka “paralajmëruar” LDK-në nëse do të “digjte” Albin Kurtin në tendencën për t’u bërë kryeministër.

Abazi, në RTV Dukagjini, ka thënë se qëllimi final nuk është kryeparlamentari por sipas tij po tentohet të mos lejohet Albin Kurti të bëhet kryeministër.

 “Gjithçka që është bërë deri më sot është tentimi për të mos lejuar Vetëvendosjen të vij në pushtet e që Kurti të mos bëhet kryeministër”.

Ai thotë se Kurti ka mundur qysh para një muaji të bëhet kryeministër, por ai nuk ka dashur të jetë kryeministër me duar të lidhura.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se qëllimi i kësaj parti nuk është vetëm të bëhet qeveri e të mos ketë mirëbesim më pas.

Abazi thotë se nëse LDK tenton të djeg Kurtin e të bënte koalicion me parti tjera do të bënte një veprim katastrofal.

“Përveç që do të ndahej partia do të ndahej edhe elektorati…Besoj se shumica e strukturave do të bëjnë presion pozitiv për të bërë koalicion me Vetëvendosjen”.

Lexo po ashtu:  Glauk Konjufca i “hakmerret” Serbisë për arrestimin e Nezir Mehmetaj, ky është vendimi që e mori sot

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se një koalicion tjetër i panatyrshëm i LDK-së do të ishte i padurueshme për anëtarësinë e saj.

 “Votat e elektoratit të LDK-së kanë qenë për ndryshim”, tha ndër të tjera Haki Abazi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *