“Unë jam serb me fe muslimane!” ![]()
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Hasan Mekuli: Mësuesja, që në klasën e parë, na detyronte me dhunë të bërtisnim: “Unë jam serb me fe muslimane!”
Hasan Mekuli, kritiku i letërsisë shqipe dhe intelektuali i rrallë guximtar, lindi më 13 prill 1929 në Plavë, në një familje të thjeshtë dhe të varfër fshatare. Familja e profesor Mekulit kishte ardhur në Plavë nga fshati Nokshiq, i njohur për betejën e madhe shqiptare kundër malazezëve më 1879.

Babai i tij, Tali, ishte bujk me pak tokë, por jetën e kaloi kryesisht si komitë, krahas shumë pjesëtarëve të tjerë të fisit. Ai i kaloi vitet më të shumta ndër male, herë në Kosovë e herë në Shqipëri, derisa ra dëshmor në vitin 1941.
Shkollën fillore Hasan Mekuli e mbaroi në Plavë, ku mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën serbe.
Hasan Mekuli na tregonte se si “në atë shkollë, në bankat e klasës së parë, çdo ditë, herët në mëngjes, ne fëmijët detyroheshim të ngiheshim në këmbë dhe të përsërisnim me zë të lartë:
“Unë jam serb me fe muslimane!”
, një shprehje e dhimbshme që synonte mohimin e identitetit shqiptar dhe asimilimin e kombit shqiptar të mbetur nën regjimin e Malit të Zi… /MekuliPress.com/
