Qytetarët shqiptarë janë këto ditët e fundit përbalë nja dy gënjeshtrave, të cilat duhet t’i marrim me gajret. 

Së pari se ShBA është njohur pak ditë më parë me draftin anti-KÇK dhe sot, pra tri ditë pasi ambasada deklaroi mosnjohjen, deklaron se është dakord. Nga burime të ndryshme drafti është hartuar nga përfaqësues të saj dhe është jashtë çdo dyshimi se çdo ndërhyrje që prek SPAK che BKH kalon përmes tyre thjesht sepse ata kanë dhënë një pjesë të parave.

Gënjeshtra e dytë është shndërrimi i luftës kundër krimit të organizuar në luftë policore. Një biçim komisar Katani në kërkim të të këqinjve. Kryeministrit tonë i pëlqen të duket, i pëlqejnë grafikët me shifra pozitive, i pëlqejnë ata që vishen mirë. i pëlqen fasada. I pëlqen që edhe aktivitetet zyrtare t’i shndërrojë në shfaqje personale ku ai është kulmi, qosheja e çdo fjale të rëndësishme.

Fotoja e shpërndarë prej tij sot në takimin me pjesëtarë të një force speciale si RENEA e dëshmon këtë obsesion me idenë qendrore të romanit qeverisës: Edi ndryshon botën. Sot është një moment i vecantë dhe jam i bindur që është një pikë me një rëndësi të atillë që do të shënojë një nivel të ri, jo vetëm të përballjes me krimin, por edhe të autoritetit dhe të respektit të publikut të policisë së shtetit dhe vetë shtetit.

Lexo po ashtu:  Zogiani: - Mos u bëj idiot i përdorshëm!

Një kohë ekstreme, kërkon masa ekstreme thotë një shprehje dhe besoj që është vendi për ta përsëritur në këtë kohë dhe moment, kur jemi bërë gati për një përballje ekstreme me krimin e organizuar dhe kur është ekstreme koha për t’i dhënë një përgjigje dërrmuese, jo vetëm krimit, por edhe të gjithë atyre ushqejnë mosbesimin te angazhimi ynë për të luftuar deri në fund.

Mund të thuhen plot gjëra në një analizë të gjatë për policinë dhe për të gjithë përpjekjen tonë të këtyre viteve. 

Nuk mund të kritikohemi kurrë për ndërmarrjen e reformave, që nuk u imagjinuan për dekada dhe për t’i çuar përpara punët në një terren të vështirë.

Jemi këtu për të përshëndetur OFL-në dhe për ta nxitur edhe uruar që të ketë sukses në një mision që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe që fillon nesër.

Nesër dmth, nesër ditën e hënë dhe jo në të ardhmen. Ne i kemi në dispozicion një instrument jashtëzakonisht të fortë në duart e shtetit në duart e policisë dhe OFL-së, ligji special për marrjen e të gjitha masave të nevojshme pasurore ndaj atyre që në 30 vite janë dënuar apo akuzuar për krim të organizuar terrorizëm, krime të rënda dhe sot ne kemi një garanci më shumë SPAK-un, thotë z. Rama.

Lexo po ashtu:  Arben Kola me plis në kokë në Parlamentin Evropian, kërkon mbrojtjen e lumenjve

Si erdhëm në këtë kohë ekstreme? Si mbërritën këtu pasi votuam qeveritë e ndryshimit dhe që investohet për shtetbërjen? Si u katandisën reformat në një pesë me hiç kur sot kryeministri, pasi largoi i detyruar nga parlamenti deputetë që i solli vetë, pasi ka shpallur në kërkim kryebashkiakë, sot në një premtim të mbramë, na garanton se shteti po bëhet.

Ne e kemi përvojën konkrete se çfarë do të thotë kur një individ si ky Edi Rama ka pushtet ekzekutiv të pakufizuar. E pamë me pallatin në Vlorë dhe me rastin  Becchetti, për të cilat do paguajmë 123 milionë euro, sepse kështu vepron monarku i dështuar i Shqipërisë.

Aksioni i goditjes së krimit me instrumente të jashtëzakonshëm është asgjë më shumë sesa premtimi për një shfaqje propagandistike dhe elektorale, ku kryeministri do të luajë rolin e komisar Katanit, me dallimin se këtë rol tani ja ka ngarkuar Cosa Nostra. Kjo është në fakt luftë civile brenda sistemit juridik shqiptar dhe pak e ndan nga lufta civile reale.

Lexo po ashtu:  Muret serbe midis Shqipërisë dhe Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *