Clement Beaune, këshilltari për Çështjet Europiane i presidentit francez, Emmanuel Macron deklaroi në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” se Parisi do të heqë dorë nga bllokimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
”Pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, Franca dëshiron të përqendrohet më shumë në Lindje”, theksoi ai.

”Pas Brexit është më e rëndësishme se kurrë që të kapërcehen mosmarrëveshjet brenda BE-së dhe të përqëndrohemi në atë që na lidh”, shtoi Beaune.

Në këtë optikë, Macron fillon sot vizitën e tij në Poloni. ”Kjo do të ndodhë sapo të arrihet dakordësia për planet reformuese për zgjerimin e BE-së, që do të paraqiten së shpejti”, deklaroi Beaune. ”Ne do të jemi kundër faktit që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen ndaras. Kjo do të ishte në kundërshtim me dëshirën tonë për të stimuluar stabilitetin në rajon”, theksoi ai.

Lexo po ashtu:  Ekspertët ngrenë alarmin: Në anijen ruse Moskva mund të ketë pasur armë bërthamore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *