Një person u ndalua në Kosovë nën dyshimet se ka kryer veprën penale: krime lufte kundër popullsisë civile, njoftoi të mërkurën Prokuroria Speciale e Kosovës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në komunikatën për media, i ndaluari identifikohet me inicialet M.A. dhe thuhet se është shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë.
Ai dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Detaje të tjera nuk jepen.
Në masakrën e Izbicës – fshat në Komunën e Skënderajt – forcat serbe kanë vrarë 147 shqiptarë, në mars të vitit 1999.




