Mediat spanjolle kanë shkruar këto ditë për rendimentin e ultë të Luka Modric te Real Madridi këtë sezon.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas tyre, mesfushori kroat rrezikon largimin në fund të sezonit, pasi stafi teknik është i shqetësuar për paraqitjet e tij këtë sezon.
Dani Ceballos e Martin Odegaard do të kthehen nga huazimet, duke tentuar që të zënë vend në klubin e tyre.


Luka Modric në ndeshje ndaj Atletico Madridit (Foto: Angel Martinez/Getty Images)
Po ashtu Danny Van De Beek mund të jetë blerja e klubit për verës, e kjo do të bënte që Modric të kishte më pak hapësira dhe mundësia për tu larguar do të ishte e madhe.
Gjithsesi 35-vjeçari ka ende shumë klube që e pëlqejnë.

Luka Modric te Real Madrid (Foto: Denis Doyle/Getty Images)
Ai ka pasur shumë oferta nga Anglia dhe Italia, por nuk përjashtohen edhe ato të MLS.




