Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e tij, ka pritur ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Kurti, siç bën me dija Zyra për Informim e Kryeministrisë, tha se Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë.

Minxhozi e falënderoi Kurtin për pritjen dhe i shprehu urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.

“Në takim, sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi, njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona”, thuhet në njoftimin për media.

Lexo po ashtu:  Çuditet Edi Rama! Bashkimi i dy tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë: "Kemi pritur gjashtë vite, mbeti peng nga vetoja e Serbisë"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *