Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kurti para mediave ka thënë se do të takohet me të gjithë krerët e institucioneve në Tiranë.
“Do të ketë takime me krerët e të gjitha institucioneve në Tiranë. Do të ketë diskutime, përfshirë edhe Ballkanin perëndimor. Ne do të shprehim qëndrimet tona dhe do të flasim pas takimit’’, tha Kurti para mediave.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kritikuar më herë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për nismën e mini shengenit ballkanik.
Kurti kishte pohuar se Shqipëria është dashtë të pres formimin e Qeverisë së Kosovës për të biseduar për mini shengenin ballkanik.




