Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitën e parë zyrtare në këtë cilësi po e bën në Tiranë. Aktualisht ai po zhvillon një mëngjes pune me kryeministrin Edi Rama pas pritjes zyrtare që iu bë në Pallatin e Brigadave.

Pas këtij takimi, të dy kryeministrat do ta kenë një konferencë për media.

Ndërkaq agjenda e vizitës së Kurtit në Tiranë do të pasohet me takimet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, presidentin e Republikës, Ilir Meta, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Lexo po ashtu:  ‘Vatra’ dënon përdorimin nga qeveria shqiptare të simbolikave që cenojnë të ardhmen euroatlantike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *