Kombëtarja e Shqipërisë U-16 në konkurrencën e femrave, ka shfaqur lojë të bukur, teksa ka mposhtur Lituaninë me rezultatin 3-1, në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ekipi i drejtuar nga Agustin Kola, dhuroi spektakël në stadiumin “Air Albania”, duke kënaqur të pranishmit që ishin aty për të ndjekur këtë ndeshje.
Për Kombëtaren shqiptare së pari shënoi Iliadhi në minutën e 31-të, ndërsa Qosa realizoi dy gola (39’) dhe (51’), duke i dhënë fitoren futbollisteve kuqezi.

Pas dy ditësh Kombëtarja e U-16 do të përballet me Gjeorgjinë, ndërsa në datën 16 të këtij muaji do të luajë me Malin e Zi.




