Tjetër ndeshje dhe tjetër fitore për Paris Saint-Germainin. Kampioni i Francës e ka nënshtruar Lyonin (4-2) në javën e 24 në kampionatin francez.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Angel Di Maria (22’) e nisi serinë e golave, për të vazhduar me Kylian Mbappe (38’), i cili e dyfishoi epërsinë.
Me të filluar pjesa e dytë, u realizua edhe goli i tretë në Parc de Princes që ishte autogol nga Fernando Marcal (47’).

Mysafirët i shënuan dy gola me anë të Martin Terrier (52’) dhe Moussa Dembele (59’), në përpjekje për t’u kthyer në lojë.
Mirëpo, Edinson Cavani e shënoi golin e katërt dhe vulosi gjithçka në këtë sfidë.
Paris Saint-Germaini vazhdon marshimin drejt titullit të rashës në Ligue 1 me 12 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille.




