Sot më shumë se asnjëherë tjetër, shumica e njerezëve dëshirojnë të investojnë tek vetja në mënyra të ndryshme. Një person mund të jetë shumë i suksesshëm në fushën ku ka zgjedhur të veprojë, por jo mjaftueshëm i lumtur me veten. Mund të ketë gjithçka por edhe asgjë në të njëjtën kohë. Pardoksale! Në fakt në përgjithësi ka shumë konfuzion dhe njerëzit nuk janë të qartë ku janë, çfarë duan të arrijnë dhe si mund të shkojnë atje. Kjo për shumë arsye.

Si të mendojmë apo cfarë të mendojmë?

Anila Kaba Bashllari, mentor dhe trainer e çertifikuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional, tregon se një ndër arsyjet e këtij konfuzioni është fakti se në përgjithësi rritemi në një ambient ku kushtëzohemi mbi “Çfarë duhet të mendojmë dhe jo, Si të mendojmë”. Në fakt, të dyja janë shumë të rëndësishme. Carl Jung thotë ”Të menduarit është i vështirë.

Kjo është arsyeja që pak njerëz e aplikojnë”. E nëse vazhdojmë më tej mund të themi se shumica prej nesh janë shumë të zënë me punë; nuk kanë kohë prandaj dhe nuk merren me veten!!!

Anila citon në vazhdim se –“është e rëndësishme të bësh një vlerësim ku je dhe më pas se ku dëshiron të arrish”. Ashtu siç ne mund të marrim këshilla për një trup perfekt me anë të një trajneri, të njëjtën gjë mund të bëjm edhe me një mentor në fushën e zhvillimit profesional dhe personal. E gjithë kjo eksperiencë nisi për zonjën Bashllari disa vite më parë, si një eksperienc personale. “Rrugëtimi im (spontan) në fushën e zhvillimit personal filloi në vitin 2003 kur për shkak të stresit të lartë ne pune fillova të ndjej simptoma fizike, edhe pse nga të gjitha kontrollet shëndetësore rezultoja e shëndetshme. Diçka brenda vetes më thoshte që ky nivel stresi dhe përjetimi të situatave kryesisht në punë kishte një zgjidhje.

Pra, rrugëtimi im filloi si një nevojë personale për t’u ndjerë më mirë me veten në rradhë të parë por edhe me të tjerët. Tani që i kthehem kohës e kuptoj që ishte një “thirrje” e brendshme për ndryshim. Dukej sikur gjithçka brenda meje “ulëriste” por që unë nuk isha e afte të “dëgjoja”.

Lexo po ashtu:  Ambasadori i Rusisë: Ofruam ndihmën tonë pas tërmetit, nuk morëm asnjë përgjigje

Në përgjithësi nuk dëgjojmë atë zërin brenda vetes! Dhe kjo për shume arsye. Jeta është shumë dinamike; kemi shumë angazhime në jetën personale apo profesionale; vrapojmë gjithë kohës duke mos i dhënë vetes një moment “reflektimi”. Nëse atëherë do të kisha fatin të kisha takuar një coach personal gjithçka do të kishte qenë më e thjeshtë.

“Trajnues i mendjes”

Fillova të eksploroj vetë për t’ju dhënë përgjigje shumë sfidave personale”.Kur flasim për zhvillimi personal, këtu ju mund të pohoni pa frikë se ka njerëz të arsimuar dhe intelektual, por të panjohur më parë me termin “ trajner i mendjes”? Po, është e vërtetë. Në fushën e zhvillimit personal vërtet marrim shumë njohuri por kjo ka të bëjë me rritjen e shkallës së vetëdijes e cila është e ndryshme nga IQ (pra Inteligjenca Quotient). Dhe këtë mund ta them më shumë përgjegjësi që është e vërtetë që ka individë shumë të arsimuar dhe inteligjentë por që nuk janë të njohur me termin “trajnues i mendjes”.

Ne kemi 2 asete shumë të rëndësishme: trurin dhe mendjen. Është shumë e rëndësishme të dijmë t’i përdorim në të mirën tonë dhe të shoqërisë. Më kujtohet një nga shprehjet më interesante nga Charlie Munger, miliarder amerikan dhe partner në biznes i Ëarren Buffett “Qëllimi im nuk është të bëhem më inteligjenti, por të di se çfarë nuk di, duke shmangur budallallëkun”. Më ka mbetur në mendje shprehja e Daniel J. Boorstin i cili thote: “Pengesa më e madhe drejt zbulimit nuk është injoranca por iluzioni i njohurive”.

Dhe këtu ai i referohet atyre individëve që mendojnë se i dinë të gjitha… Në fakt unë do të thoja që të dy konceptet edhe pse diametralisht të kundërta janë pengesa drejt zbulimit dhe njohjes, si në fushën e zhvillimit personal dhe atij profesional.Personalisht sa më shumë njohuri marr aq më shumë e kuptoj që jam një pikë e vogël në “oqeanin” e dijes. Kjo më bën që të kem një përqasje prej nxënësi gjatë gjithë jetës sime…

Duke qenë mendje hapur por me një nivel të shendetshëm skepticizmi.Të mund ti drejtosh vetes pyetje, duket si një gjë shumë e vështirë, ju si mendoni? Duket jo vetëm e vështirë por për disa individë edhe qesharake. Në fakt janë pikërisht këto pyetje ndaj vetes që na zgjojnë brenda nesh. Na ndihmojnë të njohim veten, fuqinë dhe potencialet tona. “Vizioni juaj do të jetë i qartë vetëm kur të shikoni brenda vetes. Kush shikon botën jashtë thjesht ëndërron por kush shikon brenda vetes, zgjohesh.” Dhe kjo është njohja e vetes…Të gjithë kemi shumë pyetje për t’i bërë vetes.

Lexo po ashtu:  Çka tha Albulena Haxhiu në vitin 2015. A kishte të drejtë ajo?

Njohja e vetes

Filloni të bëni një listë me pyetjet për të cilat do të donit që vetja juaj t’u kthente përgjigje… Mbase mund të surprizoheni nga përgjigjet tuaja! Si një eksperte e kësaj fushe, lind pyetje  për ku vrapojnë njerëzit? Ata janë gjithmonë  në vrap jetësor, për të përfunduar mirë dhe në kohë çdo gjë. Por për ku? Përpara se ti pergjigjem pyetjes suaj do doja të ndaja një sekret timin me ju: E konsideroj veten një nxënëse të përhershme!!!

Pra jo eksperte!!!Në lidhje me pyetjen tuaj do thoja që është një nga pyetjet e mia shumë të dashura: “Për ku vrapojmë vallë?”Dhe këtë pyetje dua ta shikojmë në një konteks të gjerë. Vërtet i vëmë vetes objektiva dhe qëllime dhe mobilizohemi që t’i arrijmë. Por për çfarë e bëjmë? Në përgjithësi të gjithë përgjigjen për një jetë më të mirë. Dhe unë i pyes: po bëni vërtet një jetë më të mirë?

Duhet të shikoni shprehjet e fytyrës për të kuptuar përgjigjet.Është e rëndësishme jo vetem ajo që arrijmë por proçesi në vetvete, ajo që quhet jetë.Edhe unë jam një person që caktoj objektiva personale dhe profesionale. Në fillim të çdo viti ulem dhe i shkruaj ato. Dhe jo vetem objektivat por edhe strategjinë për arritjen e tyre; afatet si dhe burimet financiare dhe njerëzore që më duhen.

Por ajo çfarë kam vërejtur dhe që e shikoj shume te rendesishme eshte personi qe ti behesh gjate atij rrugetimi drejt objektivave të caktuara. Për mua tashmë jo vetëm destinacioni por transformimi që ndodh dhe personi që bëhesh janë shumë të rëndësishme. Këtu më kujtohet një histori e cila është pak a shumë kështu: Një person punoi shumë fort gjatë gjithë jetës për të krijuar të ardhura financiare. Por për shkak të ngarkesës dhe stresit te larte u sëmur dhe ato para i përdori për të rifituar përsëri shëndetin. Nëse jeni duke vrapuar pa e kuptuar se ku po shkoni, ndaloni për një çast dhe reflektoni!

Lexo po ashtu:  Kurti nxjerr bllof Ramën në Vilnius. Qeveria e Kosovës njofton pikat e dakordësuara me BE-në

Ndërgjegjësimi

Ju trajnoni drejtues korporatash të rëndësishme në vend, ata mbajnë mbi supe suksese, por teksa kërkojnë ndihmën tuaj, ata kërkojnë më shumë. Mos ndoshta kanë harruar ta jetojnë jetën përtej një zyre? Nuk do të thoja kështu. Individët më të cilët punoj dhe trajnoj janë njerëz të suksesshëm në fushën e tyre dhe mbajnë shumë përgjegjësi mbi vete.

Por jeta është bërë shumë dinamike dhe komplekse, e paqartë, e  paparashikushme.  Drejtuesve u duhet të marrin vendime të rëndësishme, brenda një kohe të shkurtër, ndoshta dhe pa pasur shumë informacion. Në këto kushte të reja të zhvillimit të shoqërisë njerëzore rritet çdo ditë e më shumë nevoja e rritjes së vetëdijes dhe qartësisë; aftësive të lidershipi-it, komunikimit efektiv, motivimit dhe zbulimit të talenteve. Kjo eshte edhe aresyeja që drejtuesit kërkojnë të mësojnë më shumë, dhe jo vetëm aftësi teknike por mbi të gjitha për ta jetuar jetën në mënyrë inteligjente.

Por jo të gjithë drejtuesit e kuptojnë këtë nevojë. Në kushtet e këtyre ndryshimeve dhe sfidave drejtuesit duhet tu përgjigjen nevojave për të drejtuar në kushtet e diversitetit të punonjësve; për të zhvilluar kompetencat ndërkulturore dhe teknologjike, për tu përgjigjur shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj situatave të paqarta; të jenë nxënës gjatë gjithe kohës dhe të krijojnë rezultate.

Por në të njëjtën kohë kanë edhe një jetë të tyren, familje, fëmije. Sfida me e madhe në shekullin e 21-të është ajo e mendësisë. Unë gjithmonë u them pjesëmarrësve: “Nëse diçka e di por nuk e zbaton do të thotë që nuk e di”. Duket si lojë fjalësh por është shumë e vërtetë.

Nëse diçka e di do të thotë e ke zbatuar dh e ke pare rezultate. Pikërisht për këtë arsye, seancat e coaching dhe vecanerisht lidership coaching bëhen me qëllim rritjen e vetëdijes që personi të ketë qartësi se ku është, çfarë dëshiron të arrijë, çfarë e pengon dhe duhet bere per ti ndryshuar dhe si mund te shkoje atje ku dëshiron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *