Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj nëntë gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Shtatë prej gurthyesve ndodheshin në Suharekë, ndërsa dy në Skenderaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Qeveria e Kosovës.

“Ndalen punimet në 9 gurthyes ilegalë.

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj 9 gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin, pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë. 7 gurthyes në Suharekë, ndërsa 2 në Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se aksioni është ndërmarrë pas analizimit të dosjeve të mbi 200 gurthyesve.

Pacolli ka theksuar se aksionet në terren do të vazhdojnë dhe se çdo subjekt që konstatohet duke ushtruar veprimtari jashtëligjore do të përballet me masa.

Lexo po ashtu:  Kurti nga Prekazi: Tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, rënia e tyre ngriti në këmbë shqiptarët

“Ndalen punimet në 9 gurthyes ilegalë!

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj 9 gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin, pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë.

7 gurthyes në Suharekë, ndërsa 2 në Skenderaj.

Ky aksion vjen pas analizës së dosjeve të mbi 200 gurthyesve. Aksionet do të vazhdojnë në terren dhe çdo subjekt që kapet duke vepruar jashtë ligjit do të përballet me masa.

Nuk do të ketë tolerim për subjektet që operojnë pa lejet dhe dokumentacionin përkatës dhe cenojnë mjedisin”, ka shkruar Pacolli.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com